Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjysma e planetit Tokë ende mund të shpëtohet nga dëmtimi

Nuk mund të mohohet fakti që njerëzit e kemi ndryshuar, zhvilluar dhe shkatërruar shumicën e natyrës për shkak nevojave të tyre. Por sa hapësirë e planetit ka mbetur pa u prekur nga ndikimi i keq?

Në një studim të ri, shkencëtarët krahasuan numrat nga katër lloje të të dhënave për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Secila nga këto grupe të të dhënave ka përdorur metodologji dhe klasifikime të ndryshme dhe në përgjithësi, shkencëtarët thonë se gjysma (48 deri 56 për qind) e tokës së planetit tregon ndikim “të ulët” nga njerëzit.

“Edhe pse përdorimi i tokës është duke rrezikuar vazhdimisht mjediset natyrale të planetit, posaçërisht në vendet më të ngrohta dhe më të banueshme, afro gjysma e tokës ende mbetet pa përdorim të shkallës së lartë nga njerëzit”, tha shkencëtari mjedisor Erle Ellis nga Universiteti i Marylandit.

Gjersa këto shifra mund të frymëzojnë shumë njerëz, duke treguar tokë të paprekura të cilat ende mund të mbrohen me anë të masave të konservimit, studimi gjithashtu ilustron në anën tjetër, shkallën e lartë të natyrës së okupuar dhe shfrytëzuar për përdorim nga ana e njerëzve.

Sipas studimit, vetëm një e katërta e sipërfaqes së tokës që nuk është e ngrirë, tregon shenja “shumë të ulëta” të ndikimit njerëzor, shkruan revista ScienceAlert.

“Shumica e këtyre vendeve të paprekura ende, përbëjnë vende të ftohta me akull, pyje me pisha, stepa malore në lartësi të mëdha dhe shkretëtira”, kanë shkruar autorët në studimin e publikuar, transmeton KOHA.

Edhe “Njerëzit po e shpien Tokën drejt pikës së kthesës” Lifestyle “Njerëzit po e shpien Tokën drejt pikës së kthesës”

Studiuesit kanë folur edhe për rreziqet që u kanosën njerëzve.

“Rreziku ndaj sëmundjet si COVID-19 mund të zvogëlohet duke ndaluar tregtinë dhe shitjen e kafshëve të egra dhe duke minimizuar ndikimin e njeriut në rajonet me natyrë të egër” ka thënë hulumtuesi i Sistemeve Informative Gjeografike, Andrew Jacobson, nga Kolegji I Karolinës së Veriut.

Vetëm rreth 15 për qind e tokës së planetit është në ndonjë formë të mbrojtjes mjedisore, thonë shkencëtarët. Pjesët tjera janë duke u shkatërruar me shpejtësi.