Studiuesit kanë zbuluar se gratë kanë më tepër gjasa sesa burrat të vuajnë nga dhimbja e kokës.
Sipas tyre, 6 për qind e grave kanë dhimbje koke çdo gjysmë muaji krahasuar me 2.9 për qind sa është te burrat, raportoi “Daily Mail” të enjten.
Ky studim në shkallë globale sa i përket dhimbjes së kokës, ka arritur në përfundim se gratë kanë dy herë më shumë gjasa sesa burrat të vuajnë nga migrena.
Sipas hulumtimit nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë, 17 për qind e grave vuajnë nga migrena, por e njëjta sëmundje ka prekur 8.6 për qind të burrave.
Ndryshimet në hormone mund të jenë një nga arsyet pse gratë janë më të prekura, pasi çdo luhatje e estrogjenit mund të shkaktojë dhimbje në kokë.