Gratë bartin rrezik më të lartë gjenetik për depresion, ka zbuluar një studim.
Studimi i publikuar në “Nature Communications” pretendohet të jetë më i madhi sa i përket të dhënave mbi diferencat gjinore në depresion. Studiuesit kanë gjetur 16 ndryshime gjenetike të lidhura me depresionin te gratë dhe tetë te burrat.
Studiuesja Brittany Mitchell ka thënë se “tashmë dihet se femrat kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni sesa meshkujt”.
“E dimë se depresioni duket ndryshe prej personit në person. Deri tash, nuk ka pasur shumë studime që shpjegojnë pse depresioni prek femrat dhe meshkujt në mënyrë të ndryshme, përfshirë rolin e gjenetikës në të”, ka thënë ajo.
Studimi përfshin edhe shpjegimet që jepen nga sjellja apo mjedisi, duke përfshirë edhe atë që burrat ka gjasa që kërkojnë ndihmë më pas, që çon në më pak diagnoza, dhe ekspozimet mjedisore ku gratë janë më shpesh të ekspozuara ndaj abuzimit seksual dhe dhunës.
Po ashtu u gjet lidhje e fortë gjenetike te gratë mes depresionit dhe tipareve metabolike. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse gratë me depresion më shpesh përjetojnë ndryshime në trup, si ndryshim të peshës ose luhatjet të nivelit të energjisë.
Studiuesit kanë shpjeguar se deri tash teoritë dominuese kanë qenë të lidhura me faktorë social dhe psikologjikë.