Gratë duhet ta shmangin krejtësisht alkoolin për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit, ka thënë një organizatë.
Fondacioni Botëror për Kërkime të Kancerit ka publikuar një raport dëshmish se si faktorë të mënyrës së jetesës mund të luajnë rol në zhvillimin e sëmundjes.
Në botë, në vitin 2022 ishin diagnostikuar 2.3 milionë gra me kancer të gjirit dhe kishin vdekur si pasojë 670,000, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkroi Guardian.
Nga rishikimi i gjetjes janë nxjerrë katër rekomandime. I pari është që të mbahet një peshë e shëndetshme dhe pjesëmarrja në aktivitet fizik të rregullt; i dyti që të prioritizohen frutat dhe perimet; i treti që të reduktohet konsumi i mishin të kuq dhe të procesuar dhe pijet me sheqer; dhe rekomandimi i fundit është që të shmanget alkooli dhe cigarja.
Megjithatë, rekomandimi i katërt ka bërë më shumë bujë krahas këshillave që jepen në përgjithësi. OBSH-ja thotë se vetëm “konsumi i dëmshëm i alkoolit” rrit rrezikun për kancer të gjirit.
-
Stili i jetesës, arma më e fortë kundër kancerit të gjirit
-
OBSH: Alkooli shkaktar i mijëra rasteve të kancerit në Evropë
-
OBSH mbështet vendosjen e paralajmërimit për kancerin në shishet e alkoolit
-
Top-doktori amerikan alarmon për lidhjen e alkoolit me 7 kancere
-
Doktorët përmendin tri nga arsyet për rritjen e rasteve me kancer të gjirit