Disa fruta janë treguar se zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit më shumë se të tjerët. Fruti i preferuar nga mjekët për personat që kanë rezistencën ndaj insulinës është dardha.
Një dardhë mesatare ka 5,5 gramë fibra - 20% të vlerës suaj ditore- dhe 27 gramë karbohidrate, sipas Departamentit të Bujqësisë. Dardhët janë gjithashtu një burim i mirë antioksidantësh si vitamina C dhe polifenolet.
Një meta-analizë e vitit 2017 e publikuar në Food & Function zbuloi se konsumimi i dardhës dhe mollëve zvogëloi rrezikun te pjesëmarrësit rrezikun për 18 për qind që të sëmuren nga diabeti i tipit 2. Kur studiuesit hulumtuan më në detaje, ata zbuluan se edhe vetëm një racion i dardhës dhe mollës në javë zvogëlonte rrezikun e diabetit të tipit 2 me 3%, ka shkruar EatingWell.
Një tjetër studim i vitit 2018, tregoi gjithashtu se dardhët kanë veti antidiabetike.
Kjo do të thotë se ato ndihmojnë në parandalimin e përthithjes së karbohidrateve, të cilat mund të parandalojnë mpiksjet e sheqerit në gjak. Ato gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e diabetit t njerëzit me tolerancë të dobësuar të glukozës, sipas një shqyrtimi sistematik të Cochrane 2018.
Edhe
Fruta me shumë sheqer që mund të ulë rrezikun e diabetit
Frutat të tjera që ndihmojnë në këtë aspekt mjekët kanë thënë se janë mollët, frutat e malit, portokalli, limoni, grejpfruti etj.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi