Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani një dardhë në ditë

Foto: Ilustrim

Dardha është një nga frutat më të shijshme dhe plot lëng, por edhe më të pasurat në vlera.

Dardha është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta karotenit dhe vitaminave B.

Ajo përmban gjithashtu minerale të rëndësishme e të dobishme për shëndetin e njeriut.

Arsyet përse dardha është e dobishme për të humbur peshë

Sipas studimeve dardha është e mirë për humbje peshe sepse përmban shumë fibra, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen.

Edhe Çfarë i ndodh organizmit nëse hani një dardhë në ditë Lifestyle Çfarë i ndodh organizmit nëse hani një dardhë në ditë

Sipas studiuesve dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fibrave.

Fibrat ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe treten ngadalë.

Një dardhë mesatare përmban 6 gramë fibra ose 24% të nevojës ditore të fibrave për një grua nën moshën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, një dardhë mesatare ofron 56 kalori, gjë që e bën atë jo vetëm një frutë përmbushës në aspektin e urisë por edhe aleat në objektivin e rënies nga pesha.

85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një aspekt tjetër i rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Edhe Çka i ndodh organizmit nëse hani një dardhë në ditë Lifestyle Çka i ndodh organizmit nëse hani një dardhë në ditë

Fibrat dhe uji përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin, duke eliminuar kështu fryrjen e pakëndshme të stomakut.

Njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga mbipesha

Studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.

Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.

Edhe Fruti numër një për ata që kanë rezistencë ndaj insulinës Lifestyle Fruti numër një për ata që kanë rezistencë ndaj insulinës

Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibra, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.

Veç kësaj, dardha është një frutë që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat./AgroWeb