Lifestyle

Frutat që duhet konsumuar për ta mbajtur stomakun të sheshtë

Frutat

Ndërkohë që humbja e peshës mund të jetë sfiduese për shumë persona, ka shumë ushqime që ndihmojnë për këtë problem. Times Of India ka shkruar se disa fruta mund të kontribuojnë në mbajtjen e stomakut të sheshtë.

Molla përveç që është e shëndetshme për organizmin në përgjithësi, ajo mban stomakun të sheshtë sepse nuk përmban shumë kalori. Sipas një studimi që është publikuar në “Appetite”, personat që konsumonin një mollë në ditë, kishin më pak dëshirë për të ngrënë ushqime të pashëndetshme gjatë ditës. Molla përmban polifenole, të cilat kanë fuqi të rregullojnë metabolizmin duke tretur yndyrat.

Banania mund të ketë reputacion të keq kur bëhet fjalë për peshën e tepërt, për shkak se përmban më shumë sheqerna krahasuar me frutat tjera, por në të vërtetë, banania është shumë e mirë për ngushtimin e belit. Babania përmban llojet e fibrave dhe kabrohidrateve, të cilat mbajnë gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur, si e tillë, kjo frutë nuk do të ju bëjë të hani ushqime të tjera me sheqer të pashëndetshëm.

Portokalli nuk shërben vetëm për të luftuar ndonjë sëmundje, por edhe për mbajtjen e stomakut të sheshtë. Vitamina C, e cila gjendet në portokaj, ndihmon të digjen më shpejtë yndyrat që gjenden në trup. Studimet kanë treguar se sa më shumë konsumim i vitaminës C, aq më shumë do të shkrihen yndyrat  në trup.

Shalqiri është i mirë kur bëhet fjalë për peshën trupore sepse përmban shumë ujë dhe hidraton organizmin. Pasi është i pasur me shumë ujë, konsumimi i shalqirit largon ndjenjën e të qenit të fryrë dhe mban më gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur. Studimet kanë treguar se konsumimi i shalqirit ulë peshën trupore dhe ulë presionin e lartë të gjakut. Kjo ndodh për shkak të një aminoacidi që quhet citrulline, i cili ndihmon kundër akumulumit të dhjamit në qeliza.

Limoni është gjithashtu i mirë kundër peshës së tepërt sepse përmban sasi të bollshme të vitaminës C e cila është antioksidant i fuqishëm dhe mund të ndihmojë kundër peshës së tepërt dhe nuk lejon akumulimin e dhjamit.