Për të pestin vit radhazi, Finlanda është shteti më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë, të publikuar të premten, raporton CNN.
Vendet nordike dhe ato fqinje, si Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, janë ranguar që të gjitha më së larti në raport, i cili bazohet në disa indikatorë si: jetëgjatësi e shëndetshme, GDP-ja për frymë, mbështetje sociale në kohë telashesh, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujaria në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liria për të marrë vendime kyçe të jetës.
Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re, e cila e përmbyll 10-shen e parë.
Kanadaja është renditur e 15-ta, SHBA-ja e 16-ta, ndërkaq Britania e Madhe e 17-ta.
Edhe
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Sondazhet e renditjes së lumturisë së këtij viti ishin kryer shumë përpara pushtimit të Ukrainës.
Ukraina dhe Rusia të dyja bien në gjysmën e fundit të renditjes botërore për lumturinë në raportin e vitit 2022, me Ukrainën në numrin 98 dhe Rusinë në vendin e 80-të.
Në vendin e 146, Afganistani është në fund të renditjes në raportin e vitit 2022.
Sipas raportit, lufta aktuale që po shpërthen në Ukrainë do të thotë se lumturia në pjesë të tjera të botës mund të zbehet gjithashtu.
Lista e 20 vendeve më të lumtura për vitin 2022:
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Holanda
6. Luksemburgu
7. Suedia
Edhe
Finlanda shteti më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi
8. Norvegjia
9. Izraeli
10. Zelanda e Re
11. Austria
12. Australia
13. Irelanda
14. Gjermania
15. Kanada
16. Shtetet e Bashkuara
17. Britania e Madhe
18. Çekia
Edhe
Publikohet lista e vendeve më të lumtura për vitin 2022
19. Belgjika
20. Franca