Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Fëmijëve u rekomandohet shtyrja e vaksinimit 12 javë pas infektimit

Fëmijët e shëndetshëm nga mosha 12 deri në 17 vjeç në Britani, këshillohen të presin 12 javë pas infektimit me koronavirus para se ta marrin dozën e vaksinës. Më parë këshillohej të ishte një hapësirë vetëm 4-javore.

Sipas Agjencisë së Sigurisë së Shëndetit në Britani, ndryshimi erdhi si masë paraprake për ta zvogëluar rrezikun për inflamacionin e zemrës.

Këshilltarët britanikë të vaksinës rekomanduan një hapësirë prej 12 javësh mes dozave, kur ata dhanë dritën e gjelbër të hënën për 16 dhe 17-vjeçarët që t’i marrin dozat e dyta.

Po dalin prova që kjo hapësirë kohore mund ta zvogëlojë rrezikun tashmë të ulët të inflamacionit të zemrës, pas vaksinimit te fëmijët, rreziku i të cilëve nga virusi është po ashtu shumë i ulët.

Agjencia theksoi se rreziku i problemit të zemrës ishte jashtëzakonisht i ulët - të dhënat e fundit sugjerojnë së nëntë raste të miokardit mund të pritet të ndodhin në fëmijë për çdo milion doza të dhëna.

Edhe Edhe personat nën 18 vjeç do të vaksinohen Botë Edhe personat nën 18 vjeç do të vaksinohen

Rastet e deritanishme kanë qenë të lehta dhe janë shëruar shpejt me trajtim.

Mirëpo, agjencia ka sqaruar se po ndiqte qasje më të kujdesshme duke zgjeruar hendekun e rekomanduar mes infeksionit dhe vaksinimit për ta sjellë atë në përputhje me hapësirën mes dozave.

Hapësira e gjatë kohore nuk vlen për fëmijët që konsiderohen se janë në rrezik të lartë - këtu përfshihen ata me kushte shëndetësore dhe ata që jetojnë me të rriturit e brishtë.

Fëmijët e shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç rekomandohet të marrin vetëm një dozë për momentin, e ata të moshës 16-17 vjeç tani mund t’i marrin edhe dozat e dyta.

Deri më tani, mbi gjysma e 16-17-vjeçarëve janë paraqitur për dozën e parë dhe afërsisht një e treta e atyre nga 12 në 15 vjeç.

Përderisa këto këshillime do ta zvogëlojnë paraqitjen e programit për vaksinën, agjencia shëndetësore britanike ka shpjeguar se kjo nuk duhet të ndikojë në përhapjen e virusit, duke pasur parasysh mbrojtjen e ofruar nga infeksioni natyror. Është thënë se ky lloj infektimi ka siguruar mbrojtje të mirë kundër riinfektimit për tre deri në gjashtë muaj.

Edhe Mungon vaksina kundër rotavirusit, nëse foshnjat s’e marrin me kohë s’munden më vonë Arbëri Mungon vaksina kundër rotavirusit, nëse foshnjat s’e marrin me kohë s’munden më vonë

Rreth 30% e fëmijëve mendohet se kanë qenë të infektuar me COVID në muajt e fundit, bazuar në të dhënat që janë marrë nga testet e antitrupave.

Doktor Mary Ramsay, kryesuesja e imunizimeve, ka shtuar: “Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se miokarditet janë jashtëzakonisht të rralla, në çfarëdo momenti që ata marrin vaksinën, e ky ndryshim është bërë duke u bazuar në masat paraprake maksimale”.