Disa persona që kanë marrë vaksinën Pfizer ose Modernan duhet ta konsiderojnë pritjen deri në 8 javë në mes të dozës së parë dhe të dytës, në vend të dy apo tri javëve siç ishte rekomanduar, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndryshoi të martën këshillën për vaksinën, raporton AP.
Zyrtarët thanë se reaguan pasi studimi tregoi se intervali më i gjatë kohor mund të ofrojë mbrojtje më të fortë kundër koronavirusit. Studimi zbuloi se 12 deri 64-vjeçarët, veçanërisht, burrat 12-39 vjeç mund të përfitojnë nga intervali më i gjatë.
Kanë thënë edhe se pritja më e gjatë mund të ndihmojë në uljen e efekteve anësore të vaksinimit.
Qendra ka thënë se 73 përqind e personave nga 12 vjeç dhe më të vjetër, tashmë kanë marrë dy dozat në Amerikë.
-
Gjatë intervalit prej 8 javësh mes dozave të Pfizerit prodhohen më shumë antitrupa, sipas studimit
-
Vonesa e dhënies së dozave të dyta të vaksinës anti-COVID mund të shpëtojë jetë
-
Miratohen nga FDA-ja vaksinat e reja kundër COVID-19
-
Zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë edhe një dozë të vaksinës anti-COVID
-
A duhet të merrni vaksinë të re përforcuese për COVID? Nëse po, kur?