Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ekspozimi ndaj pesticideve lidhet me rrezik më të lartë për sëmundjen e rëndë që prek nervat

Ekspozimi ndaj pesticideve

Ekspozimi ndaj pesticideve

Një studim i ri ka zbuluar se ekspozimi ndaj pesticideve, sidomos në vendin e punës, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike), një sëmundje e rëndë neurodegjenerative që prek qelizat nervore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve, ka shkruar The New York Post.

Sipas hulumtimit, personat që kanë qenë të ekspozuar ndaj pesticideve gjatë punës kanë 61 deri në 71 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë ALS krahasuar me ata që nuk janë ekspozuar. Gjithashtu, sa më i madh të jetë ekspozimi ndaj këtyre kimikateve, aq më i lartë është edhe rreziku.

Rreziku ishte i lartë sidomos te burrat, të cilët kishin dy herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me ALS nëse punonin me pesticide.

ALS është një sëmundje progresive që dëmton neuronet motorike, duke bërë që pacientët gradualisht të humbin aftësinë për të lëvizur, folur, ngrënë dhe marrë frymë. Rreth 80 për qind e të prekurve jetojnë më pak se pesë vjet pas diagnozës.

Studiuesit analizuan të dhëna nga kërkime të zhvilluara gjatë 35 vjetëve në vende të ndryshme të botës dhe arritën në përfundimin se pesticidet mund të jenë një faktor i rëndësishëm rreziku për këtë sëmundje.

Mes kimikateve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte glifosati, herbicidi i njohur me emrin tregtar Roundup, i cili sipas studimeve mund të dëmtojë komunikimin mes neuroneve dhe të shkaktojë inflamacion në tru dhe palcën kurrizore. Edhe herbicidi atrazinë është lidhur më parë me sëmundje të tjera neurodegjenerative, si Parkinsoni.

Edhe Kufizimi i sheqerit deri në moshën dyvjeçare mund të mbrojë trurin në pleqëri Lifestyle Kufizimi i sheqerit deri në moshën dyvjeçare mund të mbrojë trurin në pleqëri

Ekspertët theksojnë se studimi ka analizuar kryesisht persona që ekspozohen ndaj pesticideve në punë, si fermerë, punëtorë në sera, magazina dhe ata që përziejnë ose spërkasin pesticidet, ku ekspozimi është shumë më i lartë se në popullatën e përgjithshme.

Përveç ALS-së, studime të tjera kanë lidhur ekspozimin e lartë ndaj pesticideve edhe me sëmundje të gjakut, probleme të frymëmarrjes, çrregullime hormonale, dëmtime të sistemit nervor, infertilitet dhe disa lloje kanceri.