Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Efekti i manjolës në luftën kundër kancerit

Manjolat çmohen për lulet e veta të mëdha, të larmishme dhe aromatike. A përmban pema tërheqëse dhe e bukur një luftëtar të fuqishëm kundër kancerit?

Po, në bazë të një numri në rritje të studimeve, duke përfshirë edhe studimin nga VA dhe nga Universiteti i Alabama në Birmingham, i cili është tani në internet në revistën “Oncotarget”.

Studimi u fokusua në kanceret e qelizës squamoze të kokës dhe qafës, një kërcënim ky për ata që konsumojnë duhan dhe alkool. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, të paktën 3 në 4 kancere të kokës dhe qafës shkaktohen nga konsumimi i duhanit dhe alkoolit. Kanceret kanë vetëm 50 për qind mbijetesë, duke i vrarë rreth 20.000 amerikanë çdo vit.

Formula honokiol - kimike C18H18O2, si një nga përbërësit më të mëdhenj aktiv në ekstraktin e manjolës, fitokimikati është përdorur për shekuj në mjekësinë tradicionale kineze dhe japoneze për ta trajtuar ankthin dhe çrregullimet e tjera. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ky përbërës, që gjendet në lëvoren e manjolës, është një kundërshtar dinak dhe i gjithanshëm i kancerit.

Ai duket se shfrytëzon shumë rrugë biokimike për t’i tkurrur tumoret e llojeve të ndryshme, apo për ta parandaluar rritjen e tyre.

Edhe Kafeja mund ta ndihmojë trupin të luftojë plakjen dhe stresin Lifestyle 6 d. më parë Kafeja mund ta ndihmojë trupin të luftojë plakjen dhe stresin

Shkencëtarët nga Alabama kanë treguar tashmë se si vepron ai kundër kancereve të kokës dhe qafës: Ai e bllokon një proteinë të quajtur receptor të faktorit të rritjes epidermale, ose EGFR. Hulumtimet e para kanë gjetur se pothuajse të gjitha qelizat e kancerit të kokës dhe qafës e shfaqin një tepri të proteinave, dhe kjo është sugjeruar në literaturë si një objektiv i mundshëm.

Ekipi VA-UAB thotë se, bazuar në studimet laboratorike, honokioli lidhet më fort me EGFR se që e bën këtë ilaçi gefitinib (i cili shitet si Iressa), i cili përdoret zakonisht për t’i trajtuar kanceret e kokës dhe qafës, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit e testuan honokiolin në linjat qelizore që rrjedhin nga kanceret e njeriut në gojë, laring, gjuhë dhe faring. Në të gjitha rastet, bima i ndaloi qelizat jonormale. Ekipi gjithashtu e testoi atë kundër tumoreve të implantuar në minj, me rezultate të ngjashme.

Autori i lartë dr. Santosh K. Katiyar dhe kolegët e tij shkruajnë: "Përfundimisht honokioli duket të jetë një fitokimikat i vogël tërheqës bioaktiv molekular për menaxhimin e kancerit të kokës dhe qafës i cili mund të përdoret i vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera terapeutike në dispozicion."

Edhe Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës Lifestyle 3 j. më parë Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës

Katiyar ka publikuar gjerësisht në të kaluarën lidhur me substanca të tjera natyrore që veprojnë kundër tumoreve, sidomos kancerit të lëkurës. Një pjesë e punës së tij të fundit është fokusuar në komponimet në çajin e gjelbër, për shembull, dhe proantocianidinet e farave të rrushit.

legjenda: Honokioli, një komponent që rrjedh nga lëvorja e manjolës, rezulton të jetë një luftëtar i fuqishëm kundër kancerit në studimet laboratorike. (Michael Warren via Wikimedia Commons)