Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa nga ushqimet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga kanceri

Nuk ka asnjë ushqim që mund të mbrojë dikë përgjithmonë ndaj sëmundjes së kancerit, por ka ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes, raporton Yahoo.

Ushqime si frutat e malit, të cilat zvogëlojnë inflamacionin janë të mira edhe në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit.

Dredhëzat, manaferrat, boronicat, mjedrat janë të mbushura më antioksidantë dhe konsiderohen si ushqim shumë i mirë kundër kancerit.

Domatja është ushqimi tjetër në këtë listë. Ajo përmban lukopene të cilat janë antioksidantë shumë të fuqishëm e të cilët ia japin domates edhe ngjyrën e kuqe.

Ekspertët kanë bërë të ditur se domatja është e mirë kundër kancerit të prostatës, sidomos atëherë kur përgatitet me vaj ulliri.

Edhe Antioksidantët e fuqishëm që mbrojnë kundër kancerit Lifestyle Antioksidantët e fuqishëm që mbrojnë kundër kancerit

Ushqim tjetër në këtë listë është edhe brokoli. Kjo perime është në familjen e lakrave, të cilat përmbajnë një agjent kimik që quhet isotiokianate, i cili mund të ulë rrezikun në e zhvillimin e sëmundjes.

Brokoli gjithashtu përmban shumë fibra dhe pak kalori që e bën ushqim të mirë edhe kundër peshës së tepërt.

Perime me ngjyrë të portokalltë si karotat, kungulli, patatja e ëmbël e edhe frutat si portokajtë, kajsitë e mangot përmbajnë agjentë që quhen karotenoide si beta karoteni, të cilat janë pigmente që konsiderohen antioksidantë.

Kafeja e çaji gjithashtu mbrojnë kundër sëmundjeve të ndryshme e edhe kundër kancerit. Kjo sepse janë pije të mbushura me antioksiadantë.

Sipas disa studimeve, ekspertët kanë treguar se konsumi i shpeshtë i kafesë e çajit mbron kundër zhvillimit të kancerit të trup.

Edhe Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit Lifestyle Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit

Por ata gjithashtu kanë bërë të ditur se nëse u shtohet sasi e sheqerit e kremrave të ndryshme, vlerat ushqyese të këtyre dy pijeve ulen.

Farat e lirit, luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e inflamacionit, pasi janë shumë të pasura me antioksidantë, të cilët mund të ndihmojnë kundër zhvillimit të tumoreve të ndryshme.

Farat e lirit janë gjithashtu të pasura me yndyrën e shëndetshme të njohur si omega3, e cila mund të ulë mundësinë e rritjes dhe zgjerimit të qelizave kancerogjene.

Spinaqi gjithashtu përmban betakaroten, fibra si dhe fotokemikale të tjera që mbrojnë kundër kancerit, ka barë të ditur Instituti Amerikan për Studimin e Kancerit.

Edhe Shkencëtarët po studiojnë brokolin për rolin e tij të mundshëm në parandalimin e kancerit Lifestyle Shkencëtarët po studiojnë brokolin për rolin e tij të mundshëm në parandalimin e kancerit

Kinoa është një drithë e plotë dhe ka përmbajte të proteinave me bazë bimore, të cilat ulin rrezikun nga kancerit.

Edhe drithëra të tjera si orizi me ngjyrë kafe e bullguri janë po ashtu shumë të shëndetshme.