Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

E verdha në modë, tendenca e fundit në pasarela

Ngjyra të ndezura, të gëzueshme dhe superenergjike, ky është trendi më i fundit i sezonit pranverë verë me ngjyrën e verdhë, që shpërthen në pasarela.

Për shkak të mimozës, lules që konsiderohet emblemë, ngjyra e verdhë është simbol i festës së gruas. Por jo vetëm kaq; goditëse dhe energjike, ajo simbolizon dritën, energjinë mendore dhe atë fizike. Dhe është po ashtu tendenca e sezonit pranveror, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stilistët në fakt e kanë përzgjedhur nëpër pasarela, ku ka përhapur alegri dhe optimizëm. Është një nga ato ngjyra që syri njerëzor e percepton më lehtësisht.

Personat që përdorin, konsiderohen pozitivë dhe të hapur për ndryshime. Mendohet madje edhe se e verdha rrit racionalitetin dhe aftësinë e përqendrimit.