Njerëzit që dremisin shpesh kanë një shans më të madh për të zhvilluar presion të lartë të gjakut dhe për të pasur goditje në tru, ka zbuluar një studim i ri.
"Kjo mund të jetë sepse, megjithëse dremitja në vetvete nuk është e dëmshme, shumë njerëz që bëjnë njw sy gjumë mund ta bëjnë këtë për shkak të gjumit të dobët gjatë natës. Gjumi i dobët gjatë natës lidhet me një shëndet më të dobët dhe dremitjet nuk janë të mjaftueshme për ta kompensuar atë”, tha psikologu klinik Michael Grandner në një deklaratë, raportoi CNN tw martwn.
Grandner drejton Klinikën e Mjekësisë së Gjumit në Qendrën Mjekësore Universitare Banner në Tucson, Arizona dhe nuk ishte përfshirë në studim.
Pjesëmarrësit e studimit, të cilët zakonisht dremisin gjatë ditës kishin 12% më shumë gjasa të zhvillonin presion të lartë të gjakut me kalimin e kohës dhe kishin 24% më shumë gjasa të kishin një goditje në tru krahasuar me njerëzit që nuk dremisin kurrë.
Nëse personi wshtw më i ri se 60 vjeç, dremitja në shumicën e ditëve rrit rrezikun e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut me 20%, krahasuar me njerëzit që nuk dremisin kurrë ose rrallë, sipas studimit të botuar të hënën në “Hypertension”, një revistë e Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA).
AHA së fundmi shtoi kohëzgjatjen e gjumit si një nga tetë metrikat e tij thelbësore për shëndetin optimal të zemrës dhe trurit.
Edhe
Problemet me gjumin rrisin rrezikun për sulm në tru, thotë studimi
Rezultatet mbetën të njëjta edhe pasi studiuesit përjashtuan njerëzit me rrezik të lartë për hipertension, si ata me diabet të tipit 2, presion të lartë të gjakut ekzistues, kolesterol të lartë, çrregullime të gjumit dhe që bënin punë gjatë natës.
"Rezultatet tregojnë se dremitja rrit incidencën e hipertensionit dhe goditjes në tru, pas rregullimit ose shqyrtimit të shumë variablave që dihet se lidhen me rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru”, tha Dr. Phyllis Zee, drejtor i Qendrës për Mjekësinë “Circadian and Sleep” në Northwestern.