Si fëmijë, duke qenë nën kujdesin e nënave tona, gjithnjë na kanë mësuar mos të flemë me flokë të lagura.
Tani, që jemi të rritur dhe nënat kanë ndaluar së qenëri përgjegjëse për higjienën tonë, ato sërish na këshillojnë mos të flemë me peshqirin e shtrënguar në flokë, duke e cilësuar si diçka të pakëndshme, shkruan sot Koha Ditore.
Ato vazhdimisht na thonë se do të zhgënjehemi kur do të na dhemb koka gjatë tërë kohës.
Por, për dallim nga prindërit e shqetësuar, profesionistët dhe stilistët e flokëve, thonë se kjo është e sigurtë dhe një mënyrë e mirë për të fjetur me flokë të lagura.
Njëri prej tyre, Arbnor Ali thekson se të flini me flokë të lagura është një mundësi e mirë për vëllim dhe cilësi të flokëve, por këshillon që personat që kanë flokë shumë të dendura dhe me vëllim, mos ta bëjnë këtë sepse mund të rezultojë të zgjohen në mëngjes akoma me flokë të lagura në disa pjesë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.