Këshillohet gjithmonë të mos shtriheni të flini me flokët e lagur.
Kjo sepse rrezikoni të ftoheni apo të mund të merrni ndonjë pneumoni.
Në vijim lexoni disa nga rreziqet që vinë nga fjetja me flokë të lagura:
Dhimbje koke
Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes dhe lagështisë së flokëve. Të nesërmen në mëngjes mund të zgjoheni me dhimbje koke.
Infeksione
Edhe
Pse nuk duhet të flemë me flokë të lagur
Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit, transmeton ksp. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit.
Këputja e flokëve
Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakrehur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen.