Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa “spinerë” etiketohen si lodra të rrezikshme për shëndetin

“Spinerë”, lodrat që u bënë shumë të popullarizuara vitin e kaluar, janë në mesin e produkteve të cilat në tregun e BE-së janë të etiketuara si të rrezikshme për shëndetin, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për vitin 2017 për mallrat e rrezikshme.

Adhuruesit e objekteve që mund të rrotullohen në gishtin e madh, midis gishtërinjve ose në sipërfaqe të rrafshëta thonë se ky lloj argëtimi krijon varësi të madhe.

Disa “spinerë” vijnë me drita LED dhe mbushës të baterive, dhe ekziston rreziku që fëmijët t’i marrin këto bateri dhe t'i gëlltisin ato, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Komisioni Evropian i përmendi 11 “spinerë” dhe i largoi ato nga tregu, sepse nuk i përmbushin kushtet e përdorimit të sigurt të BE.

Komisioni e publikon çdo vit një raport për produktet e rrezikshme që duhet të ndalohen, të tërhiqen ose largohen nga tregu i Bashkimit Evropian.

Lista përfshin lodra, veshje, kozmetikë, makina profesionale dhe shumë produkte të tjera, duke përfshirë automjetet.

Edhe Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025 SOT Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025

Lista shpesh përfshin lodra që përmbajnë pjesë të imëta ose kimikate, ndërsa problem, ndër të tjera, ndonjëherë paraqet edhe paketimi plastik i cili mund të çojë në ngufatje.

Në vitin 2017, 53 për qind e artikujve të rrezikshëm vinin nga Kina dhe Hong-Kongu, ndërsa 26 për qind e kishin origjinën nga vendet e BE-së.