Rreth 5000 lodra nga materiali i butë janë larguar nga tregu, ka njoftuar të hënën Inspektorati Qendror i Tregut.
Sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, këto produkte që kanë formë dhe aromë të ushqimeve dhe frutave, konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve dhe si të tilla janë të ndaluara të prodhohen dhe të tregtohen.
“Produkt me dukje mashtruese, që nuk është ushqim, por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, që mund të paraqet rrezik dhe të shkaktojë, ngulfatje, helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Tregut.
Më tej është kërkuar që të informohet ky Inspektorat nëse shihen produkte të tilla në treg.