Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët të shqetësuar pse lodrat e rrezikshme aziatike u lejuan të hyjnë në tregun kosovar

Prindërit zakonisht janë të pafuqishëm para fëmijëve kur ata kërkojnë një lodër.

Kohëve të fundit, një e ashtuquajtur slime është bërë më e kërkuara për të vegjlit, raporton KTV.

Meqë në treg ka shumë lodra, prindërit nuk janë në gjendje ta analizojnë vet dhe ta kuptojnë se cila mund të paraqesë rrezik për fëmijët.

Por ka të tillë që slime nuk e duan vetëm për shkak të higjienës së fëmijëve.

Por pavarësisht se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lëshuar vendimin për këtë lloj lodre, e cila importohet nga operatori ekonomik “Luca shpk” me seli në Skenderaj, ajo edhe më tutje vazhdon të gjendet shumë lehtë në tregun kosovar dhe me një çmim të lirë.

Edhe Ministria e Tregtisë kërkon nga prindërit sa më shpejtë të largojnë lodrat e rrezikshme Arbëri Ministria e Tregtisë kërkon nga prindërit sa më shpejtë të largojnë lodrat e rrezikshme

Qytetarët shprehen të pakënaqur me nivelin e sigurisë së produkteve që po qarkullojnë në tregun kosovar.

Veç kësaj lodre, Ministria e Tregtisë prej 15 mostrave të lodrave të cilat i ka dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dalë të rrezikshme për përdorim.

Sipas ministrit të kësaj ministrie analizat përfundimtare të marra të premten nga laboratori “SGS”në Holandë , mostrat kanë treguar se nuk janë konform me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse.

Ministri menjëherë ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret.

Edhe Lodra të rrezikshme kineze qarkullojnë në Kosovë – testet në Holandë i vlerësuan të tilla Arbëri Lodra të rrezikshme kineze qarkullojnë në Kosovë – testet në Holandë i vlerësuan të tilla

“Kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret”.

Kjo lodër dhe lodrat e tjera që janë të pranishme në duart e fëmijëve tash e një kohë të gjatë, importohet nga Kina.