Bërja e ushtrimeve të njohura si “squats” ndihmon kundër dhimbjes dhe ulë rrezikun nga nënshtrimi i operacioneve të ndryshme për gjunjë, raporton DailyMail.
Ekspertët nga SHBA-ja kanë bërë të ditur se personat që vuajnë nga artriti duhet të bëjnë rregullisht ushtrime “squat” në mënyrë që të evitojnë operacionet, kur arrijnë moshën më të vjetër.
Studimi që u prezantua në Chicago ka analizuar 134 pacientë me artrit të gjunjëve dhe zbuluan se ata që bënin “squats” rregullisht, kishin shumë më pak gjasa të ju nënshtroheshin operimeve të gjunjëve.
Squats janë ushtrime të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe mund të bëhet lehtësisht në shtëpi pa pajisje.
Autorja e studimit dr. Upadhyay Bharadwaj prej Universitetit të Californisë ka thënë për “The Times” se studimi që ka bërë tregon se sa shumë rëndësi kanë “squats” në shëndetin e gjunjëve.
Ekspertët kanë parashikuar se kërkesa për operacione të tilla do të rritet shumë në vitet që vijnë, për shkak të një kombinimi të plakjes së popullsisë dhe rritjes së niveleve të mbipeshës, që ushtron edhe më shumë presion mbi nyje.
Kirurgjia konsiderohet si një opsion i mjetit të fundit për osteoartritin e gjurit dhe zakonisht konsiderohet vetëm në raste të rënda ose nëse trajtimet si ndryshimet e stilit të jetesës dhe pajisjet si këpucë të veçanta nuk funksionojnë.
Pra ndryshimi i stilit të jetesës është thelbësor në ruajtjen e shëndetit të mirë. Sikur “squats” secila nga ushtrimet e kanë rëndësinë e vet, sidomos ecja.