Gratë që duan të kenë shëndet më të mirë kur të plaken, këshillohen të konsumojnë ushqim që ka përmbajtje të proteinës. Por, është i rëndësishëm edhe lloji i ushqimit nga ku merret proteina, raporton “BussinesInsider”.
Studimi që u bë në Universitetin “Tufs” në SHBA, ka konstatuar se gratë që hanë më shumë ushqime që përmbajnë proteinë, sidomos atë me bazë bimore si fasulet e drithërat, kanë pasur shëndet më të mirë ndërsa plakeshin.
Ky studim ka analizuar të dhënat e 48 mijë grave që kishin shëndet të mirë dhe që kishin moshën 30 deri në 50 vjeç kur filloi studimi, që nga viti 1986 deri në vitin 2016.
Studiuesit analizuan mënyrën e të ushqyerit të grave dhe gjetën se ato që u ushqyen me ushqime që kishin më shumë proteinë më bazë bimore kishin 46% më pak probleme shëndetësore, si sëmundje të zemrës, kancer, diabet si dhe shumë më pak probleme me aftësitë njohëse.
Ndërsa gratë që ushqeheshin me ushqime me proteinë me bazë shtazore, si mishrat, prodhimet e qumështit e vetë kishin 6% më pak gjasa të mbanin mirë shëndetin e tyre, sepse përveç proteinave këto ushqime kanë më shumë përmbajtje të yndyrës, gjë që qon në rritje të yndyrës në gjak.
Edhe
Mënyra e të ushqyerit në moshë të mesme lidhet me plakje më të shëndetshme
Mirëpo prapë se prapë edhe gatë që ushqeheshin me proteinë më bazë shtazore ishin në përgjithësi më të shëndetshme se sa gratë që nuk konsumonin proteinë.
“Ato që konsumuan më shumë proteinë me bazë shtazore kanë pasur më shumë gjasa të kenë ndonjë sëmundje kronike dhe nuk mund të përmirësonin gjendjen fizike”, thuhet në njoftimin për media të autorit të studimit, Andres Ardisson Korat, shkencëtar në Universitetin “Tufs”.