Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet me bazë bimore ulin kolesterolin dhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet bimore kanë rezultuar të shëndetshme kur bëhet fjalë për kolesterolin dhe sëmundjet e zemrës. Tri studimet e fundit vetëm kanë forcuar edhe më shumë rezultatet e studimeve të mëparshme, të cilat treguan për përfitimet që sjellë ngrënia e ushqimeve me bazë bimore, raporton Eating Well.

Rezultatet janë nxjerrë pas monitorimit për një periudhë 30-vjeçare, të 210 mijë e 240 personave.

Zakonet e të ngrënit të çdo personi u dokumentuan duke iu dhënë atyre, çdo katër vjet, pyetësorë për ushqimet e që hanin.

Rezultatet treguan se ngrënia e më shumë proteinave bimore, arrave, farave, fibrave dhe yndyrës bimore u shoqërua me një rezultat pozitiv.

Këta individë rezultuan të kenë më pak telashe me kolesterolin e lartë që njihet ndryshe si yndyra në gjak. Gjithashtu 30% dolën të jenë të mbrojtur nga rreziqet e sëmundjeve të zemrës.

Studimet treguan se ushqimet si fasulet, arrat e frutat me shumë fibra, i kontribuojnë organizmit edhe me të mira të tjera, duke e mbrojtur atë nga shumë sëmundje.