Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme tek gratë. Sipas Qendrës për kontrollimi e parandalimin e sëmundjeve në SHBA, afërsisht një në pesë gra vdesin para kohe nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.
Doktoresha Leana Wen, nga Universiteti George Washington, ka thënë për “CNN” se sëmundjet e zemrës janë më të shpeshta tek gratë se sa tek meshkujt, sepse gratë kanë arterie më të ngushta se sa meshkujt, dhe si pasojë mund të zhvillojnë më lehtë ndonjë sëmundje.
“Zemra dhe enët e gjakut të grave janë më të ngushta e më të vogla, prandaj hipertensioni, yndyra e lartë, diabeti e pirja e duhanit mund të ndikojnë shumë më keq se tek burrat”, ka thënë Wen.
Një tjetër çrregullim i zemrës është mungesa e normalitetit në rrahjet e saj, që njihet si aritmi. Kur ritmi i të rrahurave të zemrës nuk funksionin si duhet mund të bllokojë enët e gjakut duke shkaktuar komplikime të mëtejme.
Gjëja më e rëndësishme sipas doktoreshës Wen është që gratë të menaxhojnë mirë e t’i kushtojnë kujdes çdo simptome që ka të bëjë me zemrën që mund të çojë të ndonjë sëmundje e saj.
Tensioni i lartë i gjakut është shqetësues dhe duhet t’i kushtohet vëmendje.
Edhe
8 zakone për zemër më të shëndetshme
“Tensioni i lartë ka shkaktar të ndryshëm, e një ndër ta është edhe kolesteroli, i cili shkakton mbipeshë”, ka thënë Wen.
Pra kujdesi ndaj ushqimit dhe bërja e një rutine me ushtrime të lehta apo ecja, mund të jenë një fillim i mirë.
Gratë duhet ta kontrollojnë edhe nivelin e sheqerit në gjak dhe nëse kanë diabet duhet ta menaxhojnë mirë në mënyrë që të mos bëhet shkaktar i sëmundjeve të zemrës.
Niveli i stresit, gjumi dhe aktiviteti ndikojnë tek shëndeti i zemrës dhe nëse këto të tria menaxhohen si duhet zemra do të jetë e shëndetshme.