Bimët si rozmarina, nenexhiku, gjethe dafine e çaj mali, janë vetëm disa të cilat mund t’iu mbrojnë nga çdo virozë të stinës.
Do t’ju duhet vetëm pak rozmarinë, nenexhik, gjethe dafine dhe çaj mali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmin dhe rrugëve të frymëmarrjes.
Rozmarina ndihmon me uljen e temperaturës, ndërsa gjethet e dafinës kanë veti detoksi, ato largojnë të gjitha bakteret dhe infeksionet nga trupi.
Nenexhiku largon dhimbjet e kokës dhe çliron frymëmarrjen, ndërsa çaji i malit është antioksidues natyral plot vlera.
Mënyra e saktë e përgatitjes së këtij çaji.
Përbërësit:
3 degë çaj mali
3-4 gjethe dafine
2 degë rozmarine
3-4 fletë nenexhik ose mente
Përgatitja:
Vendoseni ibrikun me ujë në zjarr që të ziejë dhe pas disa minutash, shtoni brenda të gjithë degët dhe erëzat e përmendura në recetë.
Mbylleni ibrikun me kapak dhe lëreni të ziejë për 20 minuta, derisa të gjithë përbërësit të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.
Kullojeni lëngun e çajit që do të ketë marrë ngjyrë kafe të errët dhe mund ta shërbeni nëpër gota.
Një mënyrë tjetër është ta hidhni direkt nga ibriku në filxhanët me të cilët do ta konsumoni.
Duke qenë se ky kombinim çaji është shumë aromatik nuk ka nevojë për ëmbëlsues, por për ata që e preferojnë këtë shije mund të shtoni edhe një lugë mjaltë lulesh./Agroweb