Lifestyle

Australia do të ndalojë importimin e cigareve elektronike

cigare

Nga muaji janar, Australia do të ndalojë importin e cigareve elektronike, në mënyrë që të parandalojë varësinë nga nikotina te fëmijët, raporton BBC.

Do të prezantohet gjithashtu edhe ligji i ri që ndalon prodhimin e cigareve elektronike, njëpërdorimshme.

Cigaret elektronike apo “vapes” fillimisht janë krijuar për ata që dëshironin ta linin duhanin, por ministri i shëndetësisë së Australisë ka thënë se kjo cigare po krijon gjenerata të reja të varura nga nikotina.

Vapes, ose cigaret elektronike, janë pajisje me bateri litiumi që janë të mbushura me lëngje që përmbajnë nikotinë, aromatizues artificial, dhe një sërë kimikatesh të tjera.

Ka qenë e paligjshme që çdo australian të blejë ose importojë cigare elektronike nikotine pa recetën e mjekut që nga viti 2021, por pavarësisht këtyre kufizimeve normat e varësisë kanë vazhduar të rriten.

Një studim nga Universiteti i Sydneyt më parë këtë vit zbuloi se mbi një e katërta e adoleshentëve të moshave 14-17 vjeç konsumojnë cigare elektronike, ndërsa kërkimet nga bamirësia e Këshillit të Kancerit të Australisë zbuluan se nëntë nga 10 adoleshentë në të njëjtën grup-moshë e kishin të lehtë që pas pirjes së duhanit të konsumonin “vape” me nikotine.

"Të gjitha qeveritë australiane janë të angazhuara të punojnë së bashku për të ndalur rritjen shqetësuese të ‘vapingut’ mes të rinjve tanë”, ka thënë ministri i shëndetësisë Mark Butler, që kryeson ndalimin.

Në maj, qeveria australiane tregoi se po synon të heq dorë nga përdorimi i vapes njëpërdorimshme, por deri tani nuk kishte dhënë asnjë afat kohor konkret.

Butler thotë se ndalimi i importit të “vapes” do të fillojë më 1 janar dhe se deri në mars “vapes” jo-terapeutike të rimbushshme do të ndalohen gjithashtu të hyjnë në vend.

Ndërkohë ekspertët kanë bërë të ditur se ende nuk dihet mjaftueshëm sesa të dëmshme janë cigaret elektronike.

Një studim nga universiteti “John Hopkins” ka lidhur përdorimin e “vape” me sëmundje kronike të mushkërive dhe astmën.