Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia me ligji kundër cigareve elektronike

Cigaret elektronike fillimisht ishin promovuar si pajisje për t’i ndihmuar njerëzit që ta lënë duhanin, por ato janë shndërruar në produkt rekreacional te të rinjtë dhe qeveria australiane me ligj po bën përpjekje për të kufizuar përdorimin e tyre.

Pas disa vitesh me duhan, gruaja në të njëzetat e saj, nisi të përdorte cigaret elektronike para nëntë muajve.

Ishte kurioze të dinte nëse do i pëlqente ose nëse do t’i ndihmonte të reduktonte nikotinën.

“Fillimisht nuk më pëlqente, por e dini, ato kanë nikotinë. Atë që po konsumoja me cigare, vetëm u zëvendësua”, thotë ajo.

Deri më tani, ka ndjenja të përziera për cigaret elektronike.

Kur u lansuan para 15 vjetësh, cigaret elektronike dukeshin si version plastik i cigareve të zakonshme dhe nuk ishin fort të popullarizuara.

Edhe Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri Lifestyle 1 j. më parë Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri

Tani, shumë njerëz mund t’i ngatërrojnë me lodra.

Fillimisht mendohej se do të ndihmonin në lënien e duhanit.

Tani po promovohen si zbavitje rekreacionale.

Ndërkaq, kanë joshur të rinjtë në vitet e fundit.

Tani në Australi, është e jashtëligjshme të blesh, posedosh apo përdorësh cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë pa përshkrimin e regjistruar te autoritetet australiane.

Edhe BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë Arbëri 2 muaj më parë BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë

Gjithashtu është e jashtëligjshme që këto produkte të shiten te personat nën moshën 18-vjeçare.

Në muajin maj qeveria njoftoi për reformat te cigaret elektronike dhe ligji pritet të dërgohet në parlament deri në fund të vitit.

Qeveria ka njoftuar se ligji nuk do të dëmtojë konsumuesit mirëpo vetëm tregtarët e këtyre cigareve elektronike.

Sipas organizatës “Generation Vape”, cigaret elektronike shumë shpejtë bien në duart e të rinjve, qoftë përmes blerjeve online, apo ahengjeve.

Studimet tregojnë se një në tre të rinj konsumojnë cigaret elektronike.

Edhe Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit Arbëri 2 muaj më parë Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit

Mirëpo duhet shumë kohë dhe burime për të ndjekur penalisht tregtarët që shmangin ligjin për shitjen e këtyre cigareve, pasi tregu është vërshuar me lloje të ndryshme të cigareve elektronike.

Shteti australian dëshiron testimin e këtyre cigareve nëse përmbajnë nikotinë para se ta vendosin në treg.