Kompania farmaceutike AstraZeneca do të fillojë prodhimin e vaksinës potenciale për koronavirus, ka thënë shefi i kësaj kompanie për BBC-në.
Testimet klinike për këtë vaksinë janë ende në zhvillim e sipër, por Pascal Soriot ka thënë se kjo kompani duhet të nisë prodhimin e dozave tani, në mënyrë që të përmbushë kërkesën e madhe, nëse vaksina tregohet efektive.
“Jemi duke nisur prodhimin e kësaj vaksine që nga tash, dhe duhet ta kemi të gatshme për përdorim momentin që të kemi rezultate”, tha ai.
AstraZeneca thotë se do të mund të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës.
Duke folur për programin Today të BBC-së, Soriot tha se prodhimi po fillonte tani sepse “dëshirojmë të jemi sa më të shpejtë që është e mundur”.
Edhe
AstraZeneca do të nisë prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në fillim të 2021
“Natyrisht, ky vendim vjen me rrezikun, por është rrezik financiar nëse vaksina nuk funksionon”, ka shtuar ai.
“Atëherë i gjithë materiali, të gjitha vaksinat e prodhuara do të shkojnë dëm”.
Ai ka shtuar se AstraZeneca nuk do të kërkon profit nga prodhimi i vaksinës gjatë pandemisë, transmeton KOHA.
Nëse funksionon, kompania do të jetë në gjendje të prodhojë 2 miliardë doza pasi që ka nënshkruar dy kontrata të reja të enjten, njëra prej tyre me filantropin miliarder Bill Gates.
Edhe
AstraZeneca do ta furnizojë Evropën me 400 milionë doza vaksine kundër COVID-19
AstraZeneca, e cila po e zhvillon vaksinën me shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, ka rënë në dakord për dhënien e gjysmës së dozave shteteve të varfra dhe atyre të mesme.
Një nga partneritetet e reja që ka nënshkruar kjo kompani është me Serum Institute of India (SII), prodhuesi më i madh i vaksinave në botë sipas numrit, ndërsa tjetra është një marrëveshje prej 750 milionë dollarë me organizata shëndetësore të përkrahura nga Billl dhe Melinda Gates.