Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

AstraZeneca prezanton rezultate shpresëdhënëse për shërim të kancerit të gjirit

Një provë e re që është duke u bërë për të trajtuar kancerin e gjirit, po vlerësohet si “novatore”.

Kompania farmaceutike AstraZeneca, ka bërë të ditur se ilaçi i quajtur Enhertu ka demonstruar 72% reduktim të rrezikut për zhvillim të sëmundjes ose të vdekjes tek gratë me kancer të gjirit në metastazë, krahasuar me barërat e tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultatet janë prezantuar në Simpoziumin presidencial, në Kongresin e Shoqërisë Evropiane për Onkologjinë Mjekësore (ESMO) të vitit 2021.

Studimi për ilaçin në të cilin janë përfshirë 500 pacientë nëga vende të ndryshme si Azi, Evropë, Amerikë Veriore dhe Amerikë Jugore, ka gjetur se kishte 'një tendencë të fortë drejt përmirësimit të mbijetesës së përgjithshme' me Enhertu.

Mirëpo, analiza ende nuk ka përfunduar dhe nuk është statistikisht kuptimplotë.

AstraZeneca ka thënë se pavarësisht trajtimeve fillestare me trastuzumab dhe taxane, njerëzit me kancer metastatik të gjirit, do të përballen në raste të shpeshta me zhvillim të sëmundjes.

Sipas kompanisë, pothuajse të gjithë pacientët e trajtuar me Enhertu ishin gjallë në vitin e parë të trajtimit për 94,1% krahasuar me 85,9% tek pacientët e trajtuar me trastuzumab emtansine.

“Rezultatet janë novatore”, ka deklaruar Susan Galvraith, zëvendëspresidente ekzekutive në Oncology R&D.

Ajo tha se Enhertu trefishoi mbijetesën, siç u vlerësua nga hetuesit, dhe siguroi një normë të kontrollit të sëmundjes që tejkalon 95 përqind, krahasuar me 77 përqind pas trajtimit me trastuzumab emtansine.