Qyteti i vogël jordanez, As-Salt, ku minaret dhe kishat ndajnë të njëjtin horizont, u konsiderua një vend i tolerancës dhe mikpritjes urbane nga UNESCO.
I vendosur në udhëkryqin e tregtisë dhe pelegrinazhit midis Detit Mesdhe dhe Gadishullit Arabik, As-Salt “lulëzoi” si qytet në fund të shekullit të 19-të gjatë një periudhe reformash që synonin të “modernizonin” Perandorinë Osmane.
Në qendrën historike të qytetit, shihen qindra ndërtesa gëlqerore të trashëgimisë, që datojnë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, me dyer të harkuara e dritare të larta.
"Ndërtesat me gurë të verdhë janë të rëndësishme, por nuk janë arsyeja pse As-Salt është kaq unik", tha Thaira Arabiyat, një pronare dyqani që trajnon gratë vendase në punimet tradicionale të gjilpërave. "Ajo që e bën këtë qytet kaq të veçantë janë njerëzit këtu, mirësia e tyre”, shtoi më tej ajo.
Për shekuj, qyteti ishte një ndalesë e rëndësishme për tregtarët dhe pelegrinët në rrugën e tyre për në Jerusalem, Damask, Bagdad ose Mekë. Banorët do të mirëpritnin vizitorët dhe do t'u ofronin atyre ushqim dhe akomodim, raporton BBC.
Në shekullin e 19-të, As-Salt u bë selia administrative e rajonit, duke tërhequr tregtarë me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore.
Edhe
Thesaret kulturore të Lindjes së Mesme në rrezik nga konfliktet
"Es-Salt u bë një vend takimi midis lindjes dhe perëndimit, midis shkretëtirës dhe qendrave urbane," tha Ayman Abu Rumman, ish-drejtor i turizmit në qeverinë lokale Balqa (një nga 12 qeveritë e Jordanisë), duke shtuar se diversiteti i qytetit është reflektuar në arkitekturën e saj.
Për arkitektin jordanez, Rami Daher, i cili përgatiti dosjen e nominimit të qytetit për listën e Trashëgimisë Botërore, qyteti është unik jo vetëm për shkak të ndërtesave historike gëlqerore, por edhe për shkak të mënyrës se si ka ruajtur traditat e mikpritjes dhe tolerancës gjatë shekujve.
"Topografia e qytetit ka nxitur një ndjenjë të komunitetit dhe afërsisë. Fqinjët jetojnë shumë afër njëri-tjetrit dhe e mbështesin njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme," tha ai.