Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amasra, qyteti turk që përbëhet nga dy ishuj

Mesdheu është pothuajse gjithmonë simbol i një pushimi të mirë, cilësor dhe detit të ngrohtë. Një vend i tillë është Amasra, një qytet i vogël në Turqinë veriore, rreth 3 orë me veturë nga Ankaraja. Edhe pse i përket Turqisë, origjina e emrit është nga greqishtja. Shkrimtari i njohur grek Homeri në kohët e lashta ka theksuar se ky vend ka potencial të madh turistik, shkruan AA.

Amasra është një qytet piktoresk në bregun e Detit të Zi, në provincën e Bartin në Turqi, dhe kombinon arkitekturën osmane dhe bizantine në një mënyrë jashtëzakonisht të bukur. Në Turqi, njihet si një vend i specialiteteve të shkëlqyera të peshkut.

Ky qytet ka edhe një karakteristikë interesante. Përbëhet nga dy ishuj që quhen i madh (Büyük ada) dhe i vogël (Tavşan adası). Ishulli i madh lidhet me një urë romantike romake, dhe ka një plazh fantastik.

Në ishullin e vogël dominon gastronomia e ushqimet e freskëta të detit.

Qyteti ka rreth gjashtë mijë banorë, ndërsa në sezonin turistik ky numër shkon në 25 mijë banorë. Vizita në këtë qytet këshillohet të ndodhë gjatë vjeshtës.

Artikuj të ngjashëm