Lifestyle

Arsyet pse ushtrimet ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri

Ushtrimet

Ushtrimet

Ka shumë dëshmi që ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga kanceri, por çfarë i ndërlidh këto të dyja?

Sipas një studimi që është bërë në minj, mund të jetë për shkak të një ndryshimi metabolik i cili duket se qelizave muskulore u jep më shumë energji për të djegur dhjamin ndërkohë që “shteron” energjinë e qelizave kancerogjene për t'u rritur, ka shkruar ScienceAlert.

Udhëhequr nga një ekipi i Universitet Yale, studiuesit kanë analizuar reagimin metabolik të minjve që kishin kancer, të ndarë në grupe bazuar në dietën që ndiqnin kafshët dhe nivelin e aktiviteteve fizike që bënin.

Studiuesit kanë përdorur gjurmues molekular në mënyrë që të siguroheshin se ku metabolizohej glukoza te minjtë, dhe kanë gjetur se ata që ishin fizikisht aktiv, në mënyrë efektive, kanalizonin energjinë te muskujt në vend të qelizave kancerogjene.

Pas katër javësh, minjtë që ndiqnin dietë të pasur me yndyra e që rregullisht bënin aktivitete fizike, kishin tumorë dukshëm më të zvogëluar se sa ata që ndiqnin të njëjtën dietë por që nuk ishin aktiv.

“Minjtë obezë që u nënshtroheshin vullnetarisht ushtrimeve pas injektimit me tumor, shfaqën 60 për qind zvogëlim të madhësisë së tumorit”, ka thënë studiuesi Brooks Litner nga Universiteti Yale.

Ekipi gjithashtu ka identifikuar 417 gjene që janë të ndërlidhura me metabolizmin, të cilat shpreheshin ndryshe te minjtë aktivë krahasuar me pasivët e ata të dobët.

Në përgjithësi, ndryshimet në muskuj kanë treguar se tumorët hynin në njëfarë moduli mbijetese të  mbringarkuar nga stresi.

Ushtrimet, te tumorët e kafshëve, zakonisht ulnin proteinën e quajtur mTor, e cila mund të jetë e rëndësishme për të reduktuar rritjen e tyre, gjetje që do të mund t'i informojë shkencëtarët për trajtime të reja.

Sipas studiuesve, gjetje sugjerojnë se glukoza është ndërmjetësi kryesor metabolik që i bën tumoret të shkatërrohen nga efekti i ushtrimeve.

Sidoqoftë, ata gjithashtu kanë cekur se kjo marrëdhënie metabolike dhe aftësia që kanë ushtrimet për ta zvogëluar rritjen e tumoreve mund të varet nga kohëzgjatja e ushtrimeve.

Kanceri në të gjitha format është sëmundje komplekse, me disa mekanizma që janë të përfshirë në rritjen dhe stabilizimin e tumorëve.

Pacientët nuk do të mund ta heqin qafe kancerin vetëm duke shkuar në palestër për të bërë ushtrime. Por aktiviteti fizik mund të jetë faktor i rëndësishëm për t'i rritur shanset për parandalimin  e rritjes së sëmundjes.

Minjtë obezë që ushtruan për dy javë para se t'ju injektoheshin tumoret, patën tumorë më të vegjël se sa minjtë pasiv që rrinin pa bërë ushtrime.

“Këto të dhëna vënë në pah rëndësinë e këndvështrimit të zgjeruar kundrejt rolit të ushtrimeve kundër sëmundjes së kancerit”, kanë shkruar në raportin e studimit, Leitner dhe ekipi i studiuesve.

Studimi sugjeron se përfitimet nga ushtrimet nuk janë vetëm për një lloj kanceri.

Studiuesve ju duhet të bëjnë edhe pak hulumtime për të parë nëse procesi i njëjtë funksionin edhe te njerëzit.

Ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar me hulumtim te tumoret e njerëzve dhe me më shumë struktura rreth tipeve dhe kohëzgjatjen e ushtrimeve që bëhen. Kjo gjë do të duhej të tregonte saktë se si të qëndruarit aktiv ndihmon kundër kancerit.

“Ekzaminimi i rolit të aktivitetit fizik dhe rrugëve të molekulave të rregulluara nga ushtrimet mund të vënë në pah targete të reja terapeutike në onkologji, sidomos te pacientët që nuk mund të bëjnë ushtrime”, kanë konkluduar studiuesit.