Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Arsyet pse nuk duhet të merrni kurrë antibiotikë pa recetë

Sipas mjekëve, një përdorim pa recetë i antibiotikëve jo vetëm që është i rrezikshëm por edhe ul efikasitetin e tyre.

Ata shpjegojnë se marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Rreziku i mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve

Një nga rreziqet më të mëdha që vjen nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Edhe Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve po rrezikojnë gjithnjë e më shumë fëmijët Lifestyle Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve po rrezikojnë gjithnjë e më shumë fëmijët

Infeksionet e shkaktuara nga mikrobet dhe bakteret e tilla shërohen më shumë vështirësi dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

Ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të antibiotikëve të mbetura nga një kurë e mëparshme e rekomanduar nga mjeku.

Çdo kurë e dhënë nga mjeku duhet përdorur me përpikëri , në të kundërt bakteret dhe mikrobet do të kenë një rezistencë të lartë ndaj këtyre barnave.

Rreziqet e përdorimit shkel e shko të antibiotikëve shkojnë më tej.

Nëse ju keni një infeksion dhe merrni një antibiotik pa u konsultuar me mjekun, rrezikoni që jo vetëm të mos e luftoni infeksionin por të prekeni nga një tjetër.

Konsulta me mjekun është e rëndësishme edhe për faktin se antibiotikët duhen marrë vetëm në rast infeksionesh dhe jo virozash.

Këto të fundit nuk trajtohen me antibiotikë.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve mund të shoqërohet edhe me efekte anësore sepse këto barna shkatërrojnë edhe bakteret e mira në organizëm.

Edhe Rezistenca ndaj antibiotikëve rrezikon mjekësinë moderne Lifestyle Rezistenca ndaj antibiotikëve rrezikon mjekësinë moderne

Infeksionet në organizëm nuk trajtohen dhe as shërohen me hamendësime, ndaj ekspertët këshillojnë njerëzit që të mos luajnë doktorësh dhe të marrin antibiotikë pa kriter.

Trajtimin e duhur të një infeksioni specifik mund ta rekomandojë vetëm një mjek dhe askush tjetër./AgroWeb.org