Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Aromat e mira gjatë gjumit mund të ndikojnë mirë në trurin tuaj

Aromat e duhura mund të jenë pikërisht ato që truri juaj ka nevojë për ta mbajtur atë aktiv në pleqëri.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, “Irvine”, zbuluan kohët e fundit prova të forta se pasurimi i ajrit me aroma përmirëson performancën njohëse apo kognitive duke forcuar një lidhje kritike midis zonave neurologjike që përfshijnë kujtesën dhe atë të marrjes së vendimeve.

Eksperimenti i tyre, që përfshin 43 burra dhe gra të moshës 60 deri në 85 vjeç, sugjeron se sëmundjet si demenca mund të ngadalësohen duke shpërndarë një llojshmëri parfumesh përreth dhomës së gjumit para gjumit çdo natë, shkroi sciencealert. 

Mbajtja e aktiviteteve ditore po këshillohet të jetë një zakon i mirë për të ruajtur një shëndet të mirë kognitiv. Kjo nuk do të thotë vetëm t'i përmbahemi fjalëkryqit të përditshëm, kjo do të thotë të pasurohet mjedisi ynë me të gjitha llojet e pamjeve të bukura dhe tingujve të bukur në mënyrë që truri të ushqehet.

Nga ana fiziologjike, aftësia jonë për të zbuluar aromat përkeqësohet para se aftësia jonë njohëse të fillojë të bjerë.

Për të përcaktuar nëse rënia kognitive mund të shpëtohet me këtë lloj stimulimi shqisor, studiuesit u dhanë 20 nga rekrutëve në studim një sërë vajrash natyrore që përmbanin aroma trëndafili, portokalli, eukalipti, limoni, mente, rozmarinë dhe livandë.

Edhe Vitamina D mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga rënia e kujtesës Lifestyle Vitamina D mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga rënia e kujtesës

Një skanim i trurit të tyre zbuloi një ndryshim të rëndësishëm në anatominë që lidh zonat kritike te trurit në kujtesë dhe të menduarit.

Pavarësisht nga mosha apo gjendja e mendjes, t'i japësh hundës diçka për të bërë kur dritat fiken dhe heshtja mbretëron është një mënyrë e këndshme për të ushtruar mendjen gjatë natës.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi