Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

5 çaje bimore që ndihmojnë në largimin e fryrjes së barkut

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë faktorët në lidhje me intolerancën ushqimore, grumbullimin e gazrave, çekuilibrimin e baktereve, ulcerat, konstipacion dhe infeksionet parazitare.

Për të mposhtur këtë shqetësim njerëzit kanë përdorur trajtime natyrale si për shembull çajet bimorë.

Studimet sugjerojnë se disa çaje mund të ndihmojnë në zbutjen e kësaj gjendje të pakëndshme.

Çaji i mentes

Mentja njihet gjerësisht se mund të ndihmojnë në zbutjen e problemeve të tretjes. Ka një aromë freskuese dhe falë komponimeve bimore të quajtura flavonoidë, konsumi i këtij çaji mund t’ju vijë në ndihmë.

Edhe Zakonet e shëndetshme që mund ta zvogëlojnë fryrjen e barkut brenda pak sekondave Lifestyle Zakonet e shëndetshme që mund ta zvogëlojnë fryrjen e barkut brenda pak sekondave

Çaj Xhenxhefil

Çaji i xhenxhefilit është përdorur për sëmundjet e stomakut që në kohërat e lashta. Ai besohet se mund të qetësojë të përzierat dhe të lehtësojë shqetësimet e tretjes duke reduktuar edhe gazrat.

Farat e koprës (Foeniculum vulgare) përdoren për të bërë çaj dhe shije të ngjashme me jamballin.

Çaji i farave të koprës

Farat e koprës janë përdorur në shumë kultura për të përmirësuar çrregullimet e tretjes, duke përfshirë dhimbjen e barkut, fryrjen, eleminimin e gazrave dhe të kapsllëkut.

Çaji i rrënjës së gentianës

Edhe Pija natyrale që ndihmon kundër fryrjes së stomakut Lifestyle Pija natyrale që ndihmon kundër fryrjes së stomakut

Tradicionalisht, rrënja e gentianës është përdorur në produkte medicinale dhe çajra bimorë të formuluar për të ndihmuar fryrjen, gazrat dhe probleme të tjera të tretjes.

Çaji fillimisht mund të ketë shije të ëmbël, por pason me një shije të hidhur. Disa njerëz e preferojnë atë të përzier me çaj kamomili dhe mjaltë.

Gentiana përmban komponime bimore të hidhura, që stimulojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe biliare për të ndihmuar në zbërthimin e ushqimit, gjë që mund të lehtësojë fryrjen.

Nuk këshillohet nëse keni ulçerë, pasi mund të rrisë aciditetin e stomakut.

Kamomili

Edhe Shtatë çajet që kontribuojnë në shëndetin fizik dhe atë mendor Lifestyle Shtatë çajet që kontribuojnë në shëndetin fizik dhe atë mendor

Kamomili (Chamomillae romanae) është një anëtar i familjes së margaritës. Lulet e vogla dhe të bardha duken si margarita në miniaturë.

Në mjekësinë tradicionale, kamomili përdoret për të trajtuar dispepsinë, gazrat, diarrenë, të përzierat, të vjellat dhe ulcerën. /AgroWeb.org