Ndjenja e fryrjes së stomakut mund të eliminohen me konsumimin e disa pijeve. Një ndër to përmban jogurt, ananas, fara chia e spinaq.
Kjo pije, ndihmon edhe në tretjen më të mirë të ushqimit, raportoi Eating Ëell.
“Kjo sepse perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, përmbajnë fibra të cilat janë të nevojshme për të ndihmuar ushqimin të lëvizë nëpër zorrë dhe të kalojë në zorrë të trashë”, ka thënë dieticientja Ginger Hulting.
Përveç fibrave, perimet me gjethe të gjelbra përmbajnë vitaminë C, hekur, e antioksidant të fuqishëm që luftojnë inflamacionin.
Një tjetër burim i fibrave janë është fara chia, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Edhe
Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë
Ananasi është një frutë tropikal dhe i ndihmon trupit të nxjerrë jashtë ujin e panevojshëm, përmes urinimit.
“Ananasi përmban enzimat si bromelaina, e cila ndihmon tretjen edhe më shumë”, ka shtuar Hulting.
Në fund jogurti është i pasur me probiotik, të cilët kontribuojnë në shëndetin e mirë të zorrëve.