Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.
Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.
Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.
Këtu do të rendisim 3 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë.
Vitamina A
Edhe
Katër vitaminat që duhet t'i merrni patjetër në vjeshtë
Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.
Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.
Këtë vitaminë përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.
Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.
Vitamina C
Ndoshta një nga suplementët më të njohur për sa i përket forcimit të organizmit.
Kjo vitamin vepron si antioksidant, Lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.
Edhe
Vitaminat që ju duhen patjetër në vjeshtë
Pra konsumoni shumë portokaj, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.
Vitamina D
Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.
Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D.
Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.
Vitamina K
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.
Edhe
Vitaminat që ju duhen patjetër për sistemin imunitar
Në këtë mënyrë i gjithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.
Vitaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat apo brokoli. / AgroWeb