Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Njerëzit me probleme gjumi në rrezik më të madh për infarkt

Shkencëtarët në SHBA kanë gjetur se njerëzit me një ose më shumë simptoma të pagjumësisë kanë 16% rrezik të shtuar të zhvillojnë probleme shëndetësore, krahasuar me ata pa simptoma.

Ata kanë thënë se lidhja ishte më e fuqishme te pjesëmarrësit nën 50 vjeç, ku ata me 5-8 simptoma kishin afër katër herë më shumë gjasa të përjetonin një infarkt, shkroi Guardian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka shumë terapi që mund t’i ndihmojë njerëzit të përmirësojnë gjumin, kështu që përcaktimi se cilat probleme të gjumit çojnë në rrezik infarkti mundëson trajtime të mëhershme për njerëzit që kanë probleme me gjumin, duke reduktuar rrezikun për infarkt në jetën e tyre”, ka thënë Wendemi Sawadogo, autor i studimit.

Studiuesit thanë se personat me pesë deri në tetë simptoma të pagjumësisë kishin 51% rritje të rrezikut për infarkt.