Rusia ka rekrutuar mjaftueshëm pjesëmarrës për testimin masiv të vaksinës për COVID-19, që njihet si Faza III e testimit, ka thënë kreu i Fondit të Pavarur Investues të Rusisë, që po e mbështet vaksinën, transmeton agjencia Reuters.
“Në më pak se dy javë, 55 mijë vullnetarë janë rekrutuar në Moskë”, ka thënë Kirill Dmitriev, kruesi i Fondit për Investime Direkte të Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia ka filluar rekrutimin për atë që e ka quajtur Fazë III të testimeve me 40 mijë vullnetarë, qysh më 26 gusht. Rezultatet fillestare pritet të dalin në tetor apo nëntor të këtij viti.
Rusia është bërë shteti i parë që ka autorizuar një vaksinë për COVID-19. Vaksinën që e ka prodhuar e ka quajtur “Sputnik V” për tregun e jashtëm.