Lifestyle

“Body and Soul”, koleksioni i ri për vjeshtë/dimër 2019 nga disenjatorja Qerimi

Jetojmë në një botë ku e bukura shihet në aspekte të ndryshme, duke na inspiruar çdo ditë. Për disa, e bukura qëndron te veprat e artit.

Skulpturat kanë shërbyer si inspirim për disenjatoren e njohur Diana Qerimi, për ta realizuar koleksionin e ri, vjeshtë- dimër 2019.

Vepra të artistëve të njohur botërorë janë shndërruar në aksesorë, që u dizajnuan me kujdes nga Vlera Cocaj, e cila tash e një kohë bashkëpunon me disenjatoren Diana Qerimi, raporton “Express” i KTV-së.

Koleksioni vjeshtë/dimër 2019 i Qerimit, është gati duke u finalizuar për t’u prezantuar në publik.

Pesëmbëdhjetë kreacionet nga koleksioni “Body and Soul” do të prezantohen përmes një fotosesioni fotografik, që zuri vend në ambientet e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Krahas veshjeve, ata që bien në sy në këtë fotosesion janë aksesorët.

Koleksioni vjeshtë/dimër 2019 nga Diana Qerimi do të prezantohet së shpejti nëpërmjet fotosesionit fotografik dhe një videoje.