Ngritja e taksave të duhanit është mënyra më efektive për të ulur kërkesën dhe reduktuar vdekjet.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik fakti se 2/3 e rasteve me kancer mushkërie shkaktohen nga duhanpirja, ngritja e taksave të duhanit mund të ulë kërkesën për konsum.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimi i fundit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri tregon tendencën e uljes së numrit të konsumatorëve të duhanit në vend. Pirja e cigareve është ulur nga 43% në 35% te meshkujt e moshës 15-49 vjeç në 10-vjeçarin e fundit, ndërkohë që vijon të ngelet e ulët te femrat.
Shqipëria është renditur 7 vende më lart sipas raportit “Bloomberg” për përmirësimin e treguesve shëndetësore, ku një nga indikatorët me të cilët është llogaritur është dhe niveli i duhanpirjes.
Megjithatë, vendi ynë vijon të ketë konsum të lartë të duhanit, pasi 2 në 5 meshkuj të moshës mbi 15 vjeç dhe 1 në 17 gra mbi 15 vjeç janë duhanpirës.
Ndërkaq, gjatë vitit të fundit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet për duhanpirjen në ambientet e mbyllura, ku përveç kontrolleve rutinë është aktivizuar Taskforca për ndalimin e duhanpirjes. Vetëm gjatë 5 muajve të parë 2019, janë gjobitur 265 subjekte, nga 136 që u ndëshkuan për thyerje të ligjit gjatë vitit 2018/ATSH.
