Zjarrfikësit në Kalifornia kanë shpëtuar një qen 13-vjeçar të verbër që kishte rënë në një gropë, raporton agjencia AP.
Sipas “KABC-TV”, qeni, me emrin Cesar, kishte jetuar me pronaren e tij pranë vendpunishtes në Pasadena. Qeni kishte hyrë në vendpunishte, ka thënë pronarja e tij Mary, që refuzoi të jepte mbiemrin.
Cesar ka rënë në gropën, e thellë 4.5 metra dhe e gjërë afro 1 metra.
Mary ishte alarmuar nga të lehurat e qenit. Ajo e vërejti se Cesar nuk është në oborr. Ndërsa së shpejti reagoi një ekip i shpëtimit dhe zjarrfikësve në Pasadena.
Pasi u gjet qeni, ekipit iu deshën afro 12 minuta për të arritur dhe shpëtuar qenin.
Cesar dukej shëndosh dhe i palënduar.
Artikuj të ngjashëm