Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni hero shpëton lagjen nga rrjedhja e gazit që mund të çonte në shpërthim

Një qen është bërë hero në Philadelphia pasi ka shpëtuar lagjen nga shpërthimi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Pronarja e qenit me emrin Kobe, Chanell Bell, ka treguar se ai po gërmonte në një vrimë para oborrit të saj dhe i dukej veprim i çuditshëm.

Ajo vendosi të hetonte më tej pasi në shtëpinë e saj javë më parë kishte rrjedhur gaz, dhe tani kishte probleme me ngrohësin.

Bell ka thënë se mori pajisje për matjen e nivelit të gazit, por nuk pa asgjë të pazakontë. Megjithatë, pa qenin që gërmonte në vrimë dhe e përdori pajisjen aty. Pikërisht në atë vrimë, ajo pa se kishte prezencë të gazit.

Ekipet kanë kaluar tri ditë në riparim ku ishte rrjedhja. Punëtorët thanë se do t’i duhej diçka aq e vogël sa një shkëndijë që ta çonte në ajër shtëpinë e Bellit.