Një qen po gërmonte në oborrin e pronarit të saj në Florida kur zbuloi diçka shumë befasuese dhe të rrezikshme: një bombë të pashpërthyer.
Upi ka shkruar se Mathew Sims tha se qeni i tij Baby, po luante në oborrin e tij kur zbuloi objektin metalik pranë garazhit.
“Nuk mund ta dalloja se çka ishte pa e tërhequr. Kur e ngreha e pashë dhe thashë: e di çka është”, është shprehur amerikani.
Sims ka shtuar se objekti rreth një metër i gjatë dhe peshonte disa kilogramë.
Ai njoftoi policinë dhe autoritetet e thanë se në bazë të vjetërsisë, bomba datonte disa dekada më parë si pjesë e municioneve ushtarake.
Shtëpitë pranë zonës u evakuuan dhe skuadra për deminim e largoi objektin me sukses.
Edhe
Qeni hero shpëton lagjen nga rrjedhja e gazit që mund të çonte në shpërthim
S’dihet origjina e bombës.
-
Mjeti i dyshuar për bombë që alarmoi shkollën në SHBA rezultoi të ishte mbajtës i qeseve për jashtëqitjen e qenve
-
Gruaja e mbyt qenin në banjon e aeroportit në Florida
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore gjenden nën një park lojërash në Britani