Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një grua në Kaliforni shpëtohet pas 14-orësh e përmbysur me veturë

Policia në liqenin “Del Valle”, Kaliforni, shpëtuan një grua që kaloi 14 orë në një veturë të përmbysur në përrua, shkruan BBC.

Për arsye të panjohura, drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin, është përmbysur dhe ka përfunduar në përrua, më pas ka arritur të dalë nga vetura dhe të ngjitet mbi të. Ajo kaloi 14 orë duke qëndruar aty.

Vetëm në mëngjes personat që kaluan aty pranë e panë veturën e përmbysur dhe thirrën policinë. Pak kohë më vonë, një helikopter policie mbërriti dhe e transportoi atë në spital për lëndime të lehta.

VIDEO: