Një surfist është shpëtuar pasi ka përdorur gurë për të shkruar “help” (ndihmë) kur ngeci në bregdet në veri të Kalifornisë.
Shenja e tij e ndihmës u pa nga një helikopter privat dhe autoritetet më pas u thirrën. Autoritetet kanë thënë se vendi ku kishte ngecur ai ishte i shkretë dhe me qasje të vështirë.
Një helikopter shpëtimi e ngriti surfistin, ndërsa u ndihmua edhe nga departamenti i zjarrfikësve.
Burri ishte në gjendje të mirë dhe nuk iu deshtë të trajtohej në spital, raportoi The Guardian.
Artikuj të ngjashëm
-
Një mrekulli ndodh në Norvegji, burri del i gjallë 7 orë pasi e zuri orteku
-
Kolegët e punës e lanë prapa në mal, një ditë më vonë shpëtohet alpinisti
-
Zjarri në Kaliforni lë të vdekur një zjarrfikës
-
Kali në SHBA u shpëtua me helikopter, ishte bllokuar në baltë
-
Mbeti i ngujuar në “Via Ferrata” në Pejë, lëndohet një person