Një turist i ngecur nën një ortek bore në Norvegji është nxjerrë i gjallë, gjë që është quajtur mrekulli, pasi kaloi shtatë orë i bllokuar nën borë.
Burri është gjetur i vetëdijshëm nën 1.5 metra bote pas mesnatës në Lyngen.
“Njerëzit që i mbijetojnë një orteku, zakonisht u zihet fryma brenda 10 minutash. Disa mbijetojnë pak më gjatë. Por, shtatë orë është unike në histori”, ka thënë Audun Hetland, nga ekipi i shpëtuesve.
Kristian Midtgard me qenin e tij e gjetën burrin nën borë. “Ishte befasuese që ishte gjallë”.
“Të gjitha statistikat dhe përjetimet thonë se nuk është e mundshme të qëndrosh gjallë kur zihesh nën borë për kaq gjatë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndeshja Angli – Norvegji mund të shtyhet
-
Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë
-
Ekipet e shpëtimit nxjerrin katër persona të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Laos
-
Zvicerani thyen rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në borë
-
Nxirret i gjallë pas 108 orëve nën rrënoja një burrë në Birmani