Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet hyrja në “Portën e Nëntokës”

Arkeologët besojnë se kanë gjetur “hyrjen në nëntokë” të Majave, së bashku me dëshmitë e sakrificës së viktimave njerëzore, jo shumë larg nga vendi ku u zhvillua beteja e fundit e qytetërimit të lashtë me Spanjën, në liqenin Peten Ica në Guatemalë.

Ekipi polak, i cili po hulumton rajonin, zbuloi qindra artefakte të popullit mistik, përfshirë edhe prova për rituale dhe eshtra të njerëzve të sakrifikuar, e cila sipas tyre, dëshmon për luftën e tyre përfundimtare kundër spanjollëve, transmeton gazeta britanike Mirror.

Udhëheqësja e ekipit, Magdalena Krzemjen nga Universitetit polak Jagelonski, deklaroi se uji kishte kuptim të veçantë dhe simbolik të besimit të Majave antikë.

“Ajo u konsiderua si ‘Porta e Nëntokës’, bota e vdekjes - Sibalba, ku jetonin zotat e tyre. Ne planifikuam aktivitete të zhytjes bazuar në burime të shkruara, por edhe me intuitë. Në shumicën e rasteve gjetëm shumë artefakte”, tha ajo.

Besohet se Majat hodhën artefaktet në liqen qëllimisht si një dhuratë për zotat.

Edhe Arti në shpella – vepër e neandertalëve Kulturë 8 muaj më parë Arti në shpella – vepër e neandertalëve

Një nga objektet është një objekt me teh që mund të jetë përdorur për ritualet e përgjakshme të sakrificës që t’u ofrojë gjakun e njerëzve perëndive.

Ndër objektet u gjetën enë për temjan dhe enët qeramike, disa prej të cilave përmbajnë eshtrat e kafshëve, dhe njëra është veçanërisht e gdhendur.

Një tjetër zbulim interesant ka të bëjë me ishullin e liqenit, i njohur si Flores, i cili dikur ishte shtëpia e Neupetenit, kryeqyteti i Ice Maja.

Kjo ishte mbretëri e pavarur e indigjenëve në Amerikë deri më 10 mars 1697, kur aty arritën spanjollët.

Edhe Italia ia kthen Meksikës 27 artefakte të trafikuara Kulturë 5 d. më parë Italia ia kthen Meksikës 27 artefakte të trafikuara

“Ne gjetëm një artefakt në këtë zonë - një kokë guri e gdhendur që mund të lidhet me betejën”, shtoi ajo.

Krzemjen, po ashtu, tha se duket se arkeologët kanë konfirmuar vendin e betejës së fundit mes Majave dhe spanjollëve./ksp