Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet varrezë e lashtë nën spitalin e Perusë

Arkeologët në Lima të Perusë kanë zbuluar një varrezë të lashtë që ndodhej nën ndërtesën e spitalit të parë spanjoll në qytet.

Arkeologët besojnë se këtu janë varrosur tre mbretërit e fundit të popullit inkas.

Pjesa historike e qytetit në të cilën ndodhet edhe spitali, është vend i gërmimeve të shumta arkeologjike.

Gërmimet në spitalin San Andres Royal nisën në vitin 2020 si pjesë e projektit të restaurimit që mbulonte krejt qendrën e qytetit.

Hector Walde, drejtues i ekipit të arkeologëve, ka thënë se janë gjetur 50 pjesë të eshtrave që i përkisnin misionit të hulumtuesve të pushtuesve spanjollë.

Edhe Arkeologët në Peru gjejnë tridhjetë varre të periudhës para inkasve Kulturë Arkeologët në Peru gjejnë tridhjetë varre të periudhës para inkasve

“Ajo që po shohim tani është varrezë e një spitali. Çdo ndërtesë e këtij lloji në shekullin 16. Njerëzit që nuk i kanë mbijetuar trajtimit janë varrosur këtu”, ka thënë ai.

Sipas deformimeve në kafkat e tyre, shumica prej tyre kanë vdekur nga sifilizi në spital.

Ekspertët janë duke kërkuar mumiet e tre perandorëve inkas, Incas Pachacutec, Huayana Capac dhe Tupac Yupanqui.

Mbetjet e tyre kanë ardhur nga Cuzco për t’iu prezantuar mbretit peruan Andres Hurtado de Mendoza.

Gërmimi është një prej disa tentimeve për të gjetur mumiet e inkasve, por gërmimet e mëparshme nuk ishin të kësaj madhësie.

Edhe Zbulohet varrezë e lashtë masive në Peru Kuriozitet Zbulohet varrezë e lashtë masive në Peru

“Është ndërtesë me shumë histori. Ishte spitali i parë për spanjollët rreth vitit 1550. Është i rëndësishëm, sepse është hapësira e parë për shëndetësinë e pushtuesve të parë”, ka thënë ai.

Spitali gjithashtu ka shërbyer si strehimore për fëmijët, shkollë fillore, stacion policor dhe restorant deri në vitin 2007 kur një tërmet i fuqishëm dëmtoi ndërtesën.