Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet varrezë e lashtë masive në Peru

Skeletet e rreth 30 individëve shimu (Chimu) janë zbuluar në vendin arkeologjik Chan Chan në Peru.

Zbulimi besohet se është varrezë masive e grave elitare që ishin në mesin e të 30-ve. Arkeologët besojnë se do të zbulojnë edhe më shumë trupa.

Një numër i madh i gjërave prej qeramike ishin të varrosura së bashku me mbetjet njerëzore.

UNESCO e ka shpallur vend të trashëgimisë kulturore në vitin 1986. Civilizimi Shimu i përkiste Mbretërisë së Inkasve në Peru mes shekujve 12-15.